Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Poezia befasuese e Ismail Xhaferit s’ka nevojë për koment

Ismail Xhaferi
Prej vitesh poeti dhe gazetari Ismail Xhaferi e shkon jetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Si shumë të tjerë, u detyrua ta lerë qytetin e tij Gjirokastrë i shtyrë nga jeta e vështirë që i ofroi atdheu lëngimtar prej qeverisjeve të mbrapshta.
Iku mote e mote më parë duke braktisur profesionin e gazetarit, por jo poezinë, këngën e shpirtit që e këndon në përditshmëri.
Në poezi Ismail Xhaferi është i pashtershëm dhe i pakrahasueshëm, ndaj vargjet e tij nuk kanë nevojë për koment, por veç për tu shijuar. Më poshtë po ju sjellim një buqetë poezishë të këtij poeti të pabujë. / Xhovan SHYTI, kryeredaktor  i Arberia News.net
NJË VARR I VETMUAR
Nje varr i vetmuar diku në varreza,
Nje varr i vetmuar,ca pemë përbri,
Me dhimbset njeriu qe prehet atje,
Dhe pse nuk e njoh e emrin s’ja di.
S’kam pare kurre dike te çoje nje tufe lule,
Mbi balte krejt e vetme nje pllake ngjyre gri,
Askush s’eshte kujtuar ta fshije pakez pllaken,
Askush s’eshte kujtuar t’i ndeze nje qiri.
Te gjithe ne varreza kane varre mermeri,
Dhe varret me lule te mbushura plot,
Por ky vetmitar atje ne nje qoshe,
Nuk paska njeri te derdhi dy lote!!!
Ndaj ndala nje dite atje ndane varrit,
Kur kodrat perreth zbardhonin nga rete,
Nje tufez me lule i hodha mbi varr,
Me fal o njeri qe s’erdha me shpejt!
Kam shkuar shume here tani ne varreza,
Ku prehet dikush, fatzi a fatzeze,
Sa here thahen lulet çoj lule te tjera,
Kur digjet qiri, nje tjeter shkoj ndez.
Nje varr i vetmuar atje ne varreza,
Nje varr i vetmuar, ca pisha perbri,
Me dhimbset njeriu qe prehet atje,
Dhe pse nuk e njoh e emrin s’ja di.
PLEQ TE VETMUAR.

Perballe qytetit ne nje fshat,

Ku djem e vajza s’shikon me,

Jetojne ca pleq edhe ca plaka,

Qe i merr vdekja nje nga nje.

Jetojne ca pleq nga jeta lodhur,

Jetojne me mallin qe i tret,

Me koke nga dera dhe nga rruga,

Presin se ndoshta kthehen djemte.

Presin se ndoshta kthehen vajzat,

Dhe zemra digjet neper mall,

Si erdhi vallé keshtu kjo jeté,

Njesoj te vdekur e te gjalle?!

Por, ah,te gjithe kane ikur larg,

(Kjo kohe qe erdhi s’njeh meshire),

Dhe ikin pleqte nje e nga nje,

Siç ikin yjet ne te gdhire.

Dhe njeri-tjetrin e percjellin,

Per te varrezat e katundit,

O zot i madh kur t’i vije vdekja,

Kush t’a percjelle plakun e fundit?!!

 TË GJITHË ANKOHEM

Te gjithe ankohen ne boten tone,

Dikush me pak e dikush me shume,

Ankohen burrat se s’kane ku shtyjne kohen,

Ankohen grate se mbyten ne pune.

Ankohen te varferit per buken e gojes,

Dhe mendjen e vrasin dhe naten ne gjume,

Ankohen te pasurit me barkun dhjamosur,

Ankohen te pasurit se duan me shume.

Ankohen votuesit se gjithmone mashtrohen,

Degjojne vetem fjale, genjeshtra, premtime,

Ankohen deputet se s’mund kete vit,

Te shkojne ne Dubai per te bere pushime.

Ankohen partite per vjedhjen e votes,

Ankohet kush mbet pa strehe nga termeti,

Ankohen femijet ne nje shkolle fshati,

Ankohet opozita, ankohet pushteti.

Ankohen te ndershmit se s’ka ndershmeri,

Ankohen ata qe bejne pune te pista,

Ankohen dhe bejne parti te re,

Politikanet qe s’vendosen serish neper lista.

Ankohen ata qe jetojne ne luks,

Ankohen ata qe shpirti u dhemb,

Ankohen ata qe shpohen me plumb,

Ankohen ata qe shpohen me gjemb…

                   JAM…

Jam nje zemer e plagosur,
Kam nje plage ne brinje,
Jam nje lot qe rrjedh qerpikut,
Jam nje psheretime.
Jam nje pshetetime ne shpirt,
Neteve u ndez yje,
Ne çdo pike te gjakut tim,
Eshte nje harte Shqiperie.
Jam nje re qe leviz malit,
Vese mbi lule hedh,
Jam nje peme Lunxherie,
Jam nje lume qe rrjedh.
Jam si ere ne Mal te Gjere,
Mbremjeve me hene,
Neper udhe te Gjirokstres
Zemren peng kam lene.
Jam ne lufte me erresiren,
Kudo ku eshte nata,
Jam qiri qe dhe pse digjem,
Kurre s’me mbaron flaka.
Jam nje enderr qe vrapoj,
Edhe permbi re,
Jan debore ne nje kodrine,
Shkri e rrjedh rreke.
Jam sic duhet qe te jemi,
(Per te drejten vuaj),
Jam njeri qe ndiej dhimbje,
Dhe per plagen tuaj.
Jam nje zemer e plagosur,
Plage e pasheruar,
Çdo njeri qe eshte pa plage,
Kot qe ka jetuar.

 

 

Related Posts

Leave a comment