Pse në takimin e rëndësishëm, ministrja Gjonaj “na përfaqëson” me flamurin turk?

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u vendos në qendër të kritikave pas fotove të publikuara nga takimi me kreun e  Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku ajo shfaqej teksa qëndronte në krah të flamurit turk dhe jo atij shqiptar, pjesë përfaqësuese e të cilit është zyrtarisht.

Në shpjegim të këtij të etiketuari mediatikisht si “skandal” ministrja Gjonaj sqaroi se kjo nuk ishte një “gafë” e Ministrisë së Drejtësisë, por pjesë e protokollit të zyrës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të cilin çdo shtet duhet ta respektojë.

“Unë kam qenë në takim me presidentin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe kemi qenë në zyrën e tij dhe aspektet protokollare jepen nga ato dhe jo nga ne, se këto rregulla janë njëherë e mirë të vendosura”, tha Gjonaj.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =