Rama largon mediat nga Samiti: S’na duheni më

Sapo është mbajtur takimi i parë që hap serinë e diskutimeve gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri europian, Oliver Varhelyi.

Në hapjen e takimit, kryeministri Edi Rama ka falenderuar komisionerit për praninë e tij dhe ka shtuar se kjo tregon vullnetin që ka BE për të bërë pjesë të bashkimit edhe Ballkanin Perëndimor.

Më tej, pa u zgjatur shumë, Rama kërkoi që mediat të largoheshin nga godina ku po zhvilloheshin takimet e Samitit të liderve ballkanikë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u morr vendimi për largimin e mediave gjatë mbledhjeve në Kuvend duke filluar nga muaji shtator, por Kryeministri Edi Rama i filloj ditën e sotme largimet.

“Prezenca juaj, është tregues i vullnetit tuaj të qartë për bashkëpunim. nTë punojmë mbi rezistencën sociale ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Faleminderit sërish dhe do ti kërkoja me mirësjellje medias që të n’a lënë të vazhdojmë punën”– tha Rama.

Në këtë Samit që po organizohet ditën e sotme në Tiranë do të marrin pjesë kryeministrat e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të jetë i pranishëm edhe komisionerit europiane Oliver Varhelyi.

Tema kryesore e këtij samiti, do të jetë orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, marrëveshjet ekonomike që do të firmosen mes tyre për të pasur një plan si kundërpërgjigjie ndaj problemeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia globale e Covid-19.

Në këtë samit, Kosova përfaqësohet me Kryeministrin Albin Kurti, Serbia me Kryeministren Ana Brnabiç, Maqedonia e Veriut me Kryeministrin Zoran Zaev, Mali i Zi me Presidentin Milo Gjukanoviç dhe Bosnje-Hercegovina me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija.

Në orën 12:30 është parashikuar të mbahet dhe një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Varhelyi.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =