Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nxjerr shifrat për Shqipërinë: Kemi më pak të varfër se në Serbi…

-640-0-61923874787f4

TIRANË – Gjendja ekonomike e shqiptarëve ka shkaktuar përplasje në Kuvend, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas Bashës, gati gjysma e shqiptarëve jetojnë në vërfëri, por kryeministri teksa iu referua një tabele të Eurostat, pretendoi për të kundërtën.

Sipas Ramës, niveli i varfërisë në Shqipëri është pak a shumë si në Turqi dhe Letoni, ndërsa shtoi se vendi ynë ka më pak të varfër se Rumania, Serbia dhe Mali i Zi.

“Kjo është tabela e Eurostat. Asnjë lidhje me qeverinë, asnjë lidhje me masakrën zgjedhore, asnjë lidhje me PPP. Në rënditjen për varfërinë, lidhur me vitin 2019, Shqipëria renditet jo me 50% varfëri siç thoni ju. Kjo ishte në kohën tuaj. Shqipëria renditet në grup së bashku me Turqinë, me 22.4%, Letonia 22.9%, Shqipëria 23%, Serbia % 23.2, Rumania, 23.8 dhe Mali i Zi  24.5%.

Kjo është e vërteta. Shifrat në kohën tuaj janë pa krahasim fare. Bëhu dhe vetë i varfër se nuk e ke problem të bësh sikur”, tha Rama.

Shifrat e paraqitura nga kryeministri duken befasuese, pasi e rendisin vendin tonë në të njëjtat pozita edhe me dy vende të BE, apo ekonomi si Turqia.

Më herët, Basha deklaroi se qeveria ka harruar pensionistët dhe konsumatorin familjar, ndërsa favorizon oligarkët.

Related Posts

Leave a comment