Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rasti Shpuza,“karagjozllëku” më i fundit i Martin Lekës së RTSH-së

martin-leka-6-604x405

Nga Arbër DALMATI – 

Në disa publikime Arberia News ka raportuar se Martin Leka, zvendësdrejtori i pashqitshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar ( që asnjëherë nuk ka qenë i publikut por pronë e politikës, që mbështet dhe pashkulshmërinë e Martin Lekës nga detyra), që prej muajit maj 2021 mban detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të insitucionit.

Post që për pesë vjet e administronte Thoma Gëllçi, i cili pikërisht në maj 2021 u largua, për mbushje afati, duke mbjellë boshllëkun e njohur tashmë për të tilla raste në RTSH.

Boshllëk i lindur për shkak të mangësive në ligjin  97/2013  “Për Mediat Audiovizive”, mangësi prej të cilës  zvendësi dy dekadësh i RTSH, Martin Leka, përfiton për të gëzuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Post të cilin e ka shijuar edhe herë të tjera, duke u klasifikuar i barabartë me një Drejtor të Përgjithshëm  për nga kohëzgjatja e qendrimit në detyrë.

I vetmi ndryshim ndërmjet Martinit si drejtor i Përgjithshëm kalimtar dhe drejtorëve mandatplotë, të cilët ai i ka zëvendësuar, lidhet me faktin se me dorëzimin e stafetës tek drejtori i rradhës Martin Leka kthehet në llogoren e zvendësit dhe qendron i patrazuar nga asnjë institucion kontrolli.

Ka ndodhur kjo dhe vijon të ndodhë, duke tjerë gjithfarë lloj përfoljesh për “karagjozllëkun” dhe grykësinë e mënyrës së drejtimit të RTSH prej tij, por edhe për abuzime e afera korruptive.

E theksojmë falë mungesës së kontrolleve institucionale, kjo pjesë e boshllëkut institucional të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH të cilin zvendësi Martin Leka e mbush në kapërcyell të kalimit, nga i vjetri tek i riu, ka mbetur pa u ndriçuar, ndërkohë që në ditët vijuese Arberi Neës do të sjell fakte konkrete. Pasi qëllimi i shkrimit të sotëm është “karagjozllëku” i rradhës i Martin Lekës, në rolin e drejtorit të Përgjithshëm tranzitivë të RTSH.

Në qendër të këtij “karagjozllëku” , të fundit martinian, është  gazetari Jetmir Shpuza, i cili prej vitesh ka shërbyer si Drejtor i Transmetimeve lokale në RTSH. Ditë më parë, duke shkelur “me të dyja këmbët Statutin, siç vlerëson Shpuza, Martin Leka, e ka larguar nga detyra  Jetmirin me arsyetimin e shkurtimit të vendit të punës, për arsye që, si dhe në rastet e tjera, i di veç Martini.

Por le të sjellim atë çka vlerëson Jetmir Shpuza nëpërmjet një postimi ne faqen e tij në facebook:

“Propozimi i shumëpritur erdhi. Të shkurtohet vendi i punës me emërtesën Drejtor i transmetimeve lokale” “, thuhet në propozimin për ndryshime në strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së, që Zv. drejtori i Përgjithshëm i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH-së. Duke shkelur me të dyja këmbët Statutin e RTSH-së miratuar nga Parlamenti, konkretisht Kreun 3, Neni 8, pika 2 (për rastin e pozicionit tim) dhe duke thyer çdo etikë, pasi një Zëvendësdrejtor në tranzicion nuk është e udhës të bëjë ndryshime strukturore. Po sikur Drejtori që do vijë me mandat 5 vjeçar të kërkojë t’i prapësojë këto ndryshime e të bëjë të tjera?!! Unë e kisha paralajmëruar në një status para një jave, por e gjitha po vjen me “shkurtimin e vendit të punës”, pra nuk e paskan patur me mua, por me vendin (eh, ai vend i poshtër!). Megjithatë besoj në integritetin e pjesës dërmuese të Këshillit Drejtues, se nuk do ta votojë këtë paligjshmëri”, shkruan Jetmir Shpuza. Mirëpo pse guxon të ndërmarrë të tilla sipërmarrje Martin Leka, zvendësi që këtë herë po luan çdo gurë për ta gëzuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, jo provizorisht por me mandat të plotë pesë vjeçar.

©Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment