Sërish pas derës së BE pa ‘dritë jeshile’?! Varhelyi flet për ‘diplomacinë e heshtur’ brenda unionit

Varhelyi: Ashtu siç ju thashë është muaj kritik, është qershori i këtyre vendimeve dhe po punojmë vërtet fort dhe prapa kuintave është periudha e diplomacisë së heshtur që ne të gjejmë zgjidhje, Presidenca është e angazhuar për të gjendur zgjidhje por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë. Edhe ne duam që kjo gjë të ndodhë.

Rama: Përgjigja ime mbetet po ajo që ka qenë, ne e para ka rëndësi që detyrat tona ti bëjmë plotësisht sepse nuk i bëjmë sepse na i kërkon Brukseli Berlini Parisi apo Haga por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave tanë. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Janë rruga për ta bërë Shqipërinë evropiane në sistemin e drejtësisë, të institucioneve të mirëqeverisjes dhe shërbimit si dhe sistemit demokratik në çdo element. BE na ka thënë prej 3 vitesh që detyrat i kemi bërë dhe i ka thënë këshillit evropian të hapë më tutje fazat e tjera të procesit.

KiE ka pasur arsyet e veta që nuk kanë lidhje me ne pavarësisht se ata kanë thënë jo, sot nuk ka kontestim, por miqtë e mi ky është një rast tjetër për të mësuar Evropën dhe futjen në familjen e saj. Ka një ngërç mes Bullgarisë dhe MV dhe mënyra se si funksionin sistemi, kërkon që ky ngërç të zgjidhet para se të nisë procesi. Ne nuk kemi asnjë shqetësim për të thënë se ne po sakrifikohemi, sepse ne jemi me BE për të vazhduar punën dhe përmirësuar jetën e shqiptarëve. Ka një pyetje legjitime se kur vazhdon kjo, por kësaj pyetje nuk po ia kërkojmë përgjigjen sot dhe të shohim mbledhjen e Këshillit dhe prapë këtu do të jemi.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − five =