Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shembja e Teatrit/ AMT kallëzon në SPAK kryebashkiakun Erion Veliajn

kalaja-770x405

Përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar ditën e sotme në SPAK një kallëzim ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me shembjen e T3eatrit kombëtar. Kalaja u shpreh se kanë dorëzuar në SPAK prova të reja që lidhen me mungesën e garës për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe projekti e parapërcaktues fitues nga arkitekti Bjarke Ingles dhe kompania Fusha.

Kalaj u shpreh se kërkuan nga SPAK arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi në postin publik që mba ka gjasa të manipulojë provat dhe të dëmtojë hetimet përmes presionit ndaj vartësve të tij.

“Kemi paraqitur një sërë provash të reja të cilat provojnë një sërë shkeljes të kryetarit të Bashkisë për shembjen e teatrit qoftë me afatet, qoftë me vendimin e KLSH-së. Në vendimin e KLSH-së i kërkohej që Bashkia Tiranë mos të merret asnjë veprim deri në dhënien e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Në pikën e dytë të këtij vendimi thuaj se nëse shkelej ky vendim përgjegjësia do të binte mbi personin që e shkelte.

Në kushtet që Gjykata Kushtetuese shpalli të jashtëligjshme transferimin e pronësisë drejt Bashkisë Tiranë, bëhen nul të gjitha vendimet e marra prej saj. Ne argumentuam sot duke sjellë prova të reja se si nuk ka pasur një garë për ndërtimin e teatrit. Është i njëjti projekt i bërë nga Bjarke Ingles në vitin 2016, i njëjti projekt që shoqëria Fusha paraqiti, i njëjti projekt mbi të cilin u ndërtua ligji special dhe i njëjti projekt me të cilin u dha leja e ndërtimit.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka marrë në shqyrtim shembjen e Teatrit, për shkak të kurumit. Gjykata Kushtetuese është marrë me shkakun dhe jo me pasojën. Gjykata ka thënë që palët të kthehen në gjendjen e mëparshme dhe pronësia e teatrit t’i kalojë Ministrisë së Kulturës në gjendjen të cilën e ka marrë.

Kemi kërkuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi ka mundësi potenciale për fshehjen, falsifikimin dhe manipulimin e provave. Pozicioni në krye të Bashkisë i mudëson atij manipulimin e pronave dhe ushtrimin e presionit ndaj vartësve për falsifikimin e dokumentave.

I kemi kërkua SPAK mbylljen e hetimeve për të gjitha çështjet dhe të çohen të gjiothë kallëzuarit përpra gjykatës”, Adriana Kalaja.

Leave a comment