Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkon në 2574 numri i të vdekurve, sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot në Shqipëri

-640-0-614600fe81943

TIRANË – Pesë persona të infektuar me covid19 në Shqipëri kanë humbur jetën 24 orët e fundit, duke e çuar në 2574 numrin total të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4,769 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë.

“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste  në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste  në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd”

216 pacientë në spital

Janë 12,772 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Të vdekur

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të shëruar

Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        849
Të shëruar në 24 orë      982
Të shtruar në spitale       216
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 4,769

Testime totale              1,147,151
Raste pozitive               162,173
Raste të shëruara         146,827
Raste Aktive                  12,772
Humbje jete                     2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5,469
Shkodër          1,323
Fier                  1,174
Durrës             1,152
Vlorë               796
Lezhë              646
Elbasan           645
Berat               513
Korçë              303
Kukës              287
Gjirokastër      260
Dibër                204

Related Posts

Leave a comment