I shkrumbuan X5-ën, kush është biznesmeni nga Durrësi

Policia e Durrësit ka bërë me dije se një automjet tip BMW X5 është përfshirë nga flakët rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, pasi kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy persona me kapuç, të cilët pasi kanë spërkatur me lëndë djegëse automjetin i kanë vëndosur flakën. BMW-ja ka qenë e parkuar në katin e parë të banesës së shtetasit Robert Xhangoli, që është njëkohësisht dhe poseduesi i saj. Xhangolli është një biznesmen i njohur në qytetin bregdetar në fushën e transportit ku ka në pronësi disa furgonë dhe autobusë pasagjerësh.

Burime konfirmojnë se si provë materiale policia ka evidentuar bidonat të cilët janë gjetur në oborrin e shtëpisë, prej ku mund të gjendet ndonjë provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Pronari i makinës mësohet të ketë thënë se nuk ka dyshime se kush mund ta ketë kryer aktin kërcënues ndaj tij pasi ai nuk ka konflikte me askënd.

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 17 =