Shokohet kirurgu milioner, zbulon jetën e dyfishtë të partneres së tij, ish-Missit të njohur: Punonte si prostitutë e klasit të lartë

Mjeku Han Jo Kim i ka kërkuar divorcin ish-missit Regina Turner, pasi ka zbuluar jetën e saj të dyfishtë. The sun raporton se kirurgu zbuloi se bashkëshortja e tij fitonte gati 700 mijë dollarë nga klientë të saj që e paguanin për të bërë seks.

Sipas Kim Turner ka bërë një jetë të dyfishtë para dhe pas martesës së tyre në 27 nëntor 2015. Fillimisht ai paraqiti kërkesën për divorc në dhjetor 2020 pasi zbuloi një mesazh me nga një burrë tjetër në kompjuterin, në shtëpinë e tyre. Ai më pas mësoi se Truner ishte paguar për të bërë seks edhe nga burra të tjerë të pasur, përfshirë një biznesmen të njohur në New Jersey.

“E pandehura ka kryer mashtrim material ndaj Kim duke fshehur faktin që shitej në këmbim të shërbimeve seksuale para martesës”- thuhet në dokument. “Paditësi s’do ishte martuar kurrë me të nëse do kishte qenë për gënjeshtrat dhe e saj. Në shumë raste, kur e pandehura pretendonte se do ikte me pushime me shoqet e saj, në fakt u ofronte burrave shërbime seksuale në këmbim të parave,”- shkruhej në ankesa.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + seven =