Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, SHBA-BE: Ditë historike

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB, nga 190 vende që morën pjesë në votim.

Pas votimit historik, kanë reaguar edhe SHBA dhe BE. Ambasadorja Yuri në një postim në rrjetet sociale shkruan se   kjo është nja ngjarje historike për vendin tonë.

“Ngjarje historike! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!”, shkruan Yuri Kim.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se pret të punojë ngushtë me Shqipërinë për adresimin e çështjeve globale.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Urime për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale” shkruan ai.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =