Me siguri ju ka ndodhur ta kapni orën 11:11?! Gjëja e parë që mendoni është “shenjë nga universi” dhe nuk e keni gabim!

Të tilla shenja dhe simbole po përpiqen të bisedojnë me ju dhe çdo gjë që ju rrethon, por duhet të mësoni sesi ta kuptoni gjuhën e universit. Ti po mendon të blesh një apartament dhe përpara të kalon një autobuz në të cilin shënohet numri i një agjensie që merret me pasuritë e paluajtshme? Po mendon dikë dhe ai/ajo i bie telefonit tuaj fiks në atë moment? Asgjë nuk është rastësi, por si duhet të veproni sa herë besoni që universi po ju jep një shenjë?

1. Përfshihuni në moment

Buzëqeshni sa herë shihni një flutur të bukur që ka ndaluar pranë jush përshembull. Nguli sytë tek krahët e sa dhe shih çdo të ndodhë. Ndalo dhe dedikoji vetes një moment qetësie.

2. Vër re ndjesitë në trupin tuaj

U ndjeve rehat? I çliruar? I lumtur? Ndjesitë e para që do t’ju vijnë do t’ju tregojnë më shumë rreth kuptimit të asaj shenje, prandaj mos u lodhni duke kërkuar në libra apo internet.

3. Kujto çfarë po mendoje kur pe atë shenjë apo simbol

Po mendoje që duhet të ndërrosh punën? Po kujtoje dikë që të mungon shumë? Nëse mundesh,  identifiko se ku ishte përqëndruar energjia jote në ato momente kur more shenjën dhe reflekto për mënyrën sesi ndryshoi kur e përjetove.

4. Vepro!

Pra, ti po mendoje për fiksimin e fundit dhe para teje shfaqet një urban ku shkruhet me të madhe numri 333. Çfarë mendon se duhet të bësh tani? Ndonjëherë mjafton të marrësh shoqen e ngushtë dhe t’i tregosh çfarë ndodhi. Shprehi emocionet që ndjeve në atë çast, sespe kurrë si dihet. Ndoshta universi po bënin gati planin për lëvizjen e radhës. Ndërkohë që ai të dëgjon, t’i shijo momentin e shenjave! Në fund të ditës, besoji vetëm vetes dhe instiktit. Universi është në harmoni të plotë me të!

 

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − four =