Studimi i fundit: Politikanët obezë janë më të korruptuar

Matja e korrupsionit është ende nje shkencë e papërsosur. Politikanët që “vjedhin” përdorin manovra ligjore për të fshehur aktivitetet e tyre. Por sipas nje studimi ka diçka që nuk mund ta fshehin,peshen.Vendet më të korruptuara në botën post-sovjetike kanë tendencë të kenë politikanë  mbipeshë, sipas hulumtimeve të publikuara këtë muaj nga Pavlo Blavatskyy nga Universiteti i Montpellier në Francë.

Masa  e trupit mund të jetë një “tregues” për korrupsionin politik, shkruan ai. Blavatskyy ka  përllogaritur masën e trupit të 299 ministrave të kabinetit nga 15 republikat post-Sovjetike në 2017, duke i renditur ato sipas masës trupore mesatare.

Ai pastaj krahason këtë indeks të masës trupore me pesë masa të përcaktuara të korrupsionit të perceptuar, siç janë indeksi vjetor i Transparencës Ndërkombëtare dhe treguesit e korrupsionit të Bankës Botërore.

”Vendet që vlerësohen më së paku të korruptuara në botën post-sovjetike janë tre shtetet baltike Estonia, Letonia dhe Lituania  dhe Gjeorgjia. Ministrat nga këta të katër vende kanë masën më të ulët të trupit, sipas studimit të Blavatskyy.

Vendet më të korruptuara sipas studimit janë Turkmenistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. /Arberianews.net

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − eighteen =