Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Studimi: Maskat e fytyrës i bëjnë njerëzit të duken më tërheqës

Capture

Maskat kanë pasur shumë aspekte pozitive gjatë pandemisë, por akademikët britanikë kanë zbuluar edhe një tjetër: njerëzit duken më tërheqës me maska mbrojtëse.

Studiuesit në Cardiff University u befasuan kur zbuluan se si burrat ashtu edhe gratë u gjykuan se dukeshin më mirë me maska mbrojtëse ndaj Covidit. Studiuesit zbuluan se fytyrat e mbuluara me maska kirurgjikale ka të ngjarë të konsideroheshin më tërheqëse.

Studimi: Maskat e fytyrës i bëjnë njerëzit të duken

Pjesëmarrësit thanë se ata që mbanin një maskë pëlhure ishin dukshëm më tërheqës sesa ata pa maska. Por maska kirurgjikale e thjeshtë i bënte njerëzit të dukeshin edhe më mirë.

Kjo mund të ndodhë për shkak se ne jemi mësuar që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbajnë maska dhe tani i lidhim maskat me njerëzit që punojnë në fushën e mjekësisë. Në një kohë kur ndihemi të pambrojtur, mund të na duket qetësues mbajtja e maskave mjekësore dhe kështu të ndihemi më pozitiv ndaj mbajtësit.

Studimi: Maskat e fytyrës i bëjnë njerëzit të duken

“Pandemia ka ndryshuar psikologjinë tonë në mënyrën se si ne i perceptojmë mbajtësit e maskave. Kur shohim dikë që ka maskë, nuk mendojmë më ‘ai person ka një sëmundje, unë duhet të qëndroj larg’,” tha Dr. Michael Lewis, një ekspert për fytyrat.

Studimi: Maskat e fytyrës i bëjnë njerëzit të duken

Lewis tha se ishte gjithashtu e mundur që maskat t’i bënin njerëzit më tërheqës sepse e drejtojnë vëmendjen te sytë. Ai tha se studime të tjera kanë zbuluar se mbulimi i gjysmës së majtë ose të djathtë të fytyrës gjithashtu i bën njerëzit të duken më tërheqës, pjesërisht sepse truri plotëson boshllëqet që mungojnë dhe e ekzagjeron përshtypjen e përgjithshme.

Gjithashtu njerëzit me maskë duken më tërheqës, sepse ç’është më seksi se dikush që kujdeset për shëndetin e të tjerëve?!

Related Posts

Leave a comment