Studimi: Një në tre të shëruar nga Covid-19 diagnostikohet me probleme të shëndetit mendor

Sipas një studimi të ri, një në tre persona që rikuperohen nga Covid-19 vuajnë nga probleme neurologjike ose psikiatrike gjashtë muaj më vonë.

Studimi i botuar në revistën Lancet Psychiatry  tregoi se pacientët me Covid-19 kishin më shumë gjasa të zhvillonin probleme neurologjike sesa të vuanin nga infeksione të tjera të traktit respirator.

Duke studiuar të dhënat shëndetësore të më shumë se 230,000 pacientëve që ishin shëruar nga Covid-19, 34 për qind u diagnostikuan me probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve.

Problemet më të zakonshme ishin ankthi (17 për qind e pacientëve) dhe çrregullimet e humorit (14 për qind). Për 13 përqind të pacientëve kishin probleme neurologjike.

Incidenca e çrregullimeve neurologjike si hemorragjia (0.6 për qind) dhe goditja në tru (2.1 për qind)  ishte më e ulët se çrregullimet psikiatrike, por rreziku për probleme të shëndetit mendor  ishte përgjithësisht më i lartë në pacientët që kishin kaluar Covid-19 me simptoma më të rënda.

Autorët gjithashtu ekzaminuan të dhëna nga më shumë se 100,000 pacientë të diagnostikuar me grip dhe më shumë se 236,000 të diagnostikuar me ndonjë infeksion të traktit respirator.

Ata zbuluan se në përgjithësi kishte një rrezik prej 44 për qind më të madh të diagnozave neurologjike dhe shëndetit mendor pas Covid-19 sesa pas gripit, dhe një rrezik prej 16 për qind më të lartë sesa me infeksionet e traktit respirator.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =