Superskandali me gradat në Polici/ Haki Çako urdhëroi bllokimin e apelimit

Nga Arbër DALMATI –

Një skandal i përmasave të paimagjinueshme qendron i fshehur midis 124 faqeve të raportit që pesë inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) kanë hartuar në përfundim të auditimit në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).

Disa prej gjetjeve të tyre “Arbëria News” i ka publikuar në ditët e shkuara, kurse sot po sjellim urdhërin e paprecedentë të dhenë prej ish drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako.

E etiketojmë “të paprecedent” pasi nuk mund të ketë rast të dytë që një drejtor të urdhëroj zyrën juridike të heqë dorë nga ankimi në shkallët më të larta të gjyqësorit për të korigjuar vendimet antiligjore dhe venë në vend drejtësinë e mohuar.

Për rastin konkret atë të dhënies në rrugë të paligjëshme, me miratim e firëm të Haki Çakos, të gradave të pamerituara, madje jo një por edhe të dy e tre gradave njëherësh, ndërkohë që ligji përcakton dhenien e tyre sipas shkallëve një nga një.

Ndërsa personat e graduar me urdhër të Çakos, më parë janë emëruar në detyra që vinin në kundërshtim me gradat që mbanin në çastin e emërimit (një tjetër shkejle e rendë e ligjit kjo), më pas, po në rrugë antiligjore kanë përvetësuar gradat e pamerituara, duke e thelluar praktikën e shkeljes së ligjit.

Dhe, ndërsa shkelja e ligjit është “korigjuar” me një tjetër shkelje, kulmi i skandalit me gradat është konstatuar me urdhërin e Haki Çakos që të mos lejoj apelimin e korrigjimin e shkeljeve ligjore.

Ky kryeskandal vjen i konfirmuar në faqen 114 të raportit të audituesve të KLSH, ku, ndër të tjera, sipër listës që po e sjellim më poshtë,  lexohet:

“ Lista e punonjësve të policisë të cilët i kanë marrë gradat me vendime gjyqësore të formës së prerë në shkallë të parë, pasi ndaj tyre, me miratim të titullarit, nuk është ushtruar ankim në shkallët e tjera të gjykimit”.

Më miratim të ish titullarit Haki Çako nuk është lejuar të korigjohen një praktikë antiligjore, a thua se ligji është pronë e Çakos së zhytur në skandale të një pas njëshme dhe që, për këtë arsye, në vend ti kishte kaluar  për hetim të thelluar institucionit të ri të hetimit SPAK, me firëm të kryeministrit Rama,  u vendos në krye të Emergjencave Civile.

Në ditët vijuese do të sjellim të tjera skandale të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili, pikërisht për këtë arsye me miratim të Kryeministrit  “gradat” e larta të Policisë i këmbeu me ato të “ushtrisë” së Ramës. Na ndiqni se nuk do t’ju zhgënjejmë!/ Arbëria News.net

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 9 =