Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Surpriza në zgjedhjet e Kryesisë së PS-së, kush janë dy-ish ministrat e shumëpërfolur të Ramës që po kryesojnë garën

selia-e-ps-1100x620-1-780x405 (1)

Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja po kryesojnë garën në zgjedhjet e anëtarësisë së re së Kryesisë në PS.

Bushati dhe Beqja kanë arritur aktualisht të mbledhin numrin më të madh të votave, ndërkohë që procesi i numërimit po vijon ende.

Me trend pozitiv në numrim po shfaqet dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, sëbashku me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa.

Në garë për 6 vende që u takojnë burrave në kryesinë e PS-së janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.

Sipas trendit të votave aktuale duket se Bushati, Beqja, Majko dhe Xhafa e kanë siguruar një vend në Kryesi, ndërkohë që pritet përfundimi i numërimit për të zbuluar dhe tre emrat e tjerë.

Ndërkohë që burime për Faxnews bëjnë me dije se ka përfunduar procesi i numërimit për gratë që do të jenë pjesë e Kryesisë së PS-së. Ato janë Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.

Socialistet Milva Ekonomi, Elmira Gjembulla, Klotilda Ferhati dhe Ermonela Fela nuk kanë mundu të fitojnë dot një nga 6 vendet që ju takojnë grave socialiste në Kryesi.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kryeministri Rama ka prezantuar edhe emrat e qeverisë së re që do drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në kabinetin e ri të Ramës bie në sy që shumica janë gra, por ajo që nuk është gjë e re është fakti se pothuajse të gjithë këta emra kanë qenë më parë në rolin e ministrave apo detyra të tjera pranë PS-së, duke lënë shumë pak vend për risi.

Leave a comment