Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Turqi

Një tërmet 5.3 ballë rihter tronditi ishullin grek, Rodos, mbrëmjen e sotme.

Mediat greke raportojnë se lëkundja u regjistrua në orën 20:43, rreth 20 km në verilindje të Rodos. Epiqendra ishte raportuar 40 kilometra thellësi nën tokë.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar. Gjithashtu raportohet se tërmeti është ndjerë deri në Marmaris.

Ndërsa mediat turke raportojnë se tërmeti ndodhi shumë afër bregdetit të Turqisë dhe konkretisht në vendpushimin turistik të Marmaris.

As në Turqi nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

M.C

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 13 =