Tiranë/ Falsifikonin etiketat e produkteve ushqimore, 3 në pranga

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Chips 2015” çoi në pranga tre persona nën akuzën e falsifikimit të etiketave të produkteve ushqimore.

Burime nga policia bëjnë me dije se të ndaluarit janë Ilirjan Vesho, information pills 36 vjec, erectile banues në Kombinat Tiranë, pronari i pastiçeri “Iliri”; Gëzim Hamzallari, 52 vjeç, banues në Tiranë dhe Dritan Naumi, 37 vjec, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë prodhuar në mënyrë të kundraligjshme patatina me mbishkrimin “Aulona”, si dhe dyshohet se kanë falsifikuar etiketat e produkteve të pastiçerisë duke i hedhur në treg.

Gjatë kontrollit të punishtes që ndodhej në rrugën e “Qelqit” Kombinat, janë sekuestruar 4300 copë patatina me mbishkrimin “Aulona”; 91 kg patatina rifuxhio;  Linjë prodhimi dhe ambalazhimi e patatinave dhe farave të lulediellit; 459 kg fara lule dielli; 160 kg miell dhe 2000 copë ambalazhimi patatina me mbishkrimin “Aulona”.

Ndër të tjera u gjet edhe një sasi ëmbësirash me datë skadence të ndryshuar

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =