Vaksina e shumëpritur anti-covid/ Jo me injeksion, ja si mund të jetë ajo sipas shkencëtarëve britanikë

Në mesin e garës globale për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, studiuesit britanikë kanë dalë me pretendimin se imunizimi mund të jetë më I efektshëm nëse bëhet përmes sprajit nazal në vend të injeksionit.\

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London – të cilët aktualisht po kryejnë teste mbi njerëzit për vaksinën e re – po planifikojnë një valë të dytë testesh, këtë herë duke I kushtuar vëmendje “ imunizimit përmes mukozës”, raportoi Daily Mail.

“Për momentin, shumica e vaksinave realizohen  me injeksione konvencionale intramuskulare.  Arsyeja është se kjo rrugë konsiderohet më e lehtë dhe më e shpejtë për të parë rezultatin, por është shtuar ndjeshëm interesi për një vaksinë në formën e sprajit nazal.

Aktualisht në botë po testohen rreth 120 vaksina kundër Covid-19. Në Gjermani kompania Curevac nga Tybingeni ka filluar fazën e parë të testimit të një vaksine.

Qeveria gjermane investoi tek kjo kompani 300 milion euro, pasi qeveria amerikane kishte treguar gjithashtu interes për Curevac.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve për zhvillimin e një vaksine në vende dhe kontinente të ndryshme, ne nuk presim konflikte globale për shpërndarjen e saj,” tha Han Steutel, Presidenti i Shoqatës së Kërkimit të Kompanive Farmaceutike në Gjermani (vfa) për DW. “Ne mendojmë se vaksinimet mund të fillojnë pak a shumë në të njëjtën kohë në disa vende,” u shpreh ai.

M.C

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + seventeen =