Vala e dytë e Covid-19/ 47 viktima dhe mbi 10 mijë raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve në Itali

Vala e dytë e infektimeve të COVID-19 duket se ka kapur Italinë, pasi shifrat e 24 orëve të fundit janë rritur ndjeshëm.

Autoritetet italiane janë vënë në alarm pasi u regjistruan 10.925 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa 47 persona humbën jetën.

Që nga fillimi i apndemisë 402.536 italianë janë infektuar me koronavirus, nga të cilët 36.474 kanë humbur jetën.

Numri i rasteve aktive në Itali është 116.935, ndërsa 705 persona janë në gjendje kritike për jetën.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − eleven =