Vazhdon “përplasja”/ Bearti nuk i la gjë pa nxjerrë, reagon e revoltuar Tea

Tea premtoi ditën e djeshme se do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e ri të “Për’puthen”. Kjo intervistë është publikuar dhe Tea ka zbuluar gjithçka duke nisur nga arsyet e ndarjes me Beartin e deri tek lidhja e fshehtë e Andit me një vajzë, që të gjithëve na shkon mendja vetëm tek Melisa.

Tea ka pranuar se një ngjarje e ndodhur në Stamboll i ka dhënë fund lidhjes me Beartin. Ajo e ka cilësuar këtë marrëdhënie si toksike, sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea ka treguar se ai e  ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranon se ka bërë gabim.

Faktin që Tea do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e “Për’puthen”, që kushton 4 dollarë, djali nga Kosova nuk e priti fare mirë. Përmes një postimi në Instagram ai tha se ndjehet i zhgënjyer nga veprimi i Teas, sepse nuk e priste që ajo ta shiste aq lehtë për 3.99 dollarë.

“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është radha ime të flas se nuk është ashtu” – u shpreh mes tjerash Bearti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Teas e cila i ka quajtur hipokrizi të Beartit akuzat ndaj saj për përfitime personale.

“Ajo 3.99 euro nuk është vetëm për mua, është e personit dhe e kompanisë që ka aplikacionin. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale, kur je ti që bëre profilin privat për të marrë folloëers më tepër dhe je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me countdoën, gjithsesi ‘Good Luck’”, i është drejtuar Tea- Beartit./Icona Style

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =