Veting-u në polici emergjencë/ 80% e drejtuesve të lidhur me krimin

Vrasjet e shumta të 5 muajve të parë të vitit 2021 dhe kulmi me 6 vrasje, në 6 ditët e para të qershorit, janë provë konkrete që tregojnë se policia e ka lënë terrenin të lirë për krimin, i cili tashmë po vret dhe te dyert e gjykatave, drejtorisë të policive e para kryeministrisë…

Policia ka forcë, ka struktura e logjistikë të kompletuar, por faktet pse krimi është lënë kaq aktiv e i lirë, evidentojnë dy çështje kryesore:

Së pari, nuk ka aftësi profesionale dhe drejtim e kontroll efiçent nga drejtuesit policor në qendër, në sektorët bazë, në drejtoritë e qarkut, komisariate e deri tek policia në komunitet.

Së dyti, 80% e drejtuesve të lartë aktual policor në Ministri, Drejtorinë e Përgjithshme, qarqe, rrethe e qytete, nuk kanë fuqi vepruese kundër krimit, pasi sipas raporteve të SHISH, EUROPOL, DEA e PAMECA, drejtuesit policorë janë pjesë aktive e krimit, kanë lidhje familjare me të apo janë të joshur prej tij për të mos vepruar e… dekonspiruar aksionet.

Rast tipik është kryepolici, Ardi Veliu, i cili kundrejt disa pakove me djath e mish, i kishte dhënë garanci paprekshmërie aktivitetit kriminal ekonomik-financar të grupit “Ndraghet’a” në Shqipëri, madje para një jave ka filluar t’i japë dhe miliona lekë tendera për shërbime policore.

Kështu është drejtori i Policisë Qarku-Berat, Neritan Nallbati i mirënjohur për afera me krimin në Fier e Elbasan; prej 1 muaji po përdor trupat policore me dhunë shtazarake ndaj banorëve të Lumasit, për të mbrojtur biznesin e paligjshëm të oligarkut Pëllumb Salillari, duke bashkëvepruar me 20-30 kriminelët që ka paguar e vërsulur oligarku.

Ky kalbëzim i policisë, ka vetëm një mundësi pastrimi: Rikthimi urgjent, i “Veting”-ut policor, prej afro 2 vitesh i bllokuar qëllimisht nga kupola e policisë së shtetit, nga SHÇBA dhe dy ministrat Lleshi-Çuci, me akrobaci për gjoja amendime e plotësime, .

Bllokimin e “Veting”-ut në polici e mbështeti dhe Rama në mbledhjen elektorale të PS në Fier; kryeministri që shumë raste me lejim, nxitje, fshehje dhune e skandalesh krimi; që këtij kryeministri që në shumë raste ka treguar se i intereson një polici e “kallëpit” Ardi Veliu në krye, Neritan Nallbati në Berat, Artur Selimi në Dibër, Rebani Jaupi e Dhimo Ziu në Tiranë, Lorenc Shehu në Durrës, Albert Nushi në Elbasan etj.

Situata e rënduar në rritje e krimit dhe pasigurisë publike, dikton ç’bllokimin urgjent të “Veting”, mbasi qysh prej datës 5 mars 2018 kur ka nisur, janë verfikuar vetëm 39 drejtues policie, ndërkohë që në këto 3 vite, duhej të ishin verfikuar 579 drejtuesit e lartë qendror e të qarqeve.

I pari që kaloi “Veting”-un, është drejtori Ardi Veliu, nxjerr “figurë e pastër dhe i aftë”, paçka se ka marrë gradën me letra false; më 2006 u përjashtua nga policia për korrupsion, favorizim e lidhje me krimin dhe ka pasuri të paligjshme jashtë burimit të pagës.

Deri sot, nuk ka kaluar në “Veting”, asnjë nga 310 zv/drejtorët e Përgjithshëm dhe ish-ët drejtorë policie qarku, shefa komisariati e sektorësh, drejtorë krimi, “Delta Force Detare”, drejtorë anti-terrori, drejtorë anti-trafiku e drejtorë kufiri, sidomos në pikat doganore apo të vijës bredegare.

Këta kanë treguar paaftësi në drejtim, janë denoncuar me fakte e janë kapur në lidhje me krimin; kanë lejuar terren të lirë për veprimtari bandash, por vetëm janë transferuar me detyra të larta në qendër, ose përsëri janë emëruar drejtora e shefa në qarqe të tjera.

Ka 20 vite që ndodh kjo histori qarkullimesh e drejtorëve të njëjtë; madje pas vitit 2013, në poste janë rikthyer edhe të përjashtuar nga policia e shtetit për lidhje me krimin., si dhe janë rekrutuar ish-ushtarak “jeshil” në prag pensioni.

Mos u çuditni, por në 8 vitet e fundit, drejtuesit e policisë në Vlorë, Fier, Berat, Lezhë, Shkodër, Kukës, Korçë, Durrës Dibër, Kavajë, Laç, Mat, Gjirokastër, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, Kakavijë, Kapshticë, Sarandë, Qafë-Thanë, Han-Hot, Rinas e kudo; janë të njëjtët persona, të cilët ndërrojnë vendet po në këto detyra.

Një shifër është kjo: Në 15 vitet e fundit, 80% e drejtuesve policorë, kanë qenë nga 2-3 herë në të njëjtin qark, rreth e detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, paçka se nga ato zona janë transferuar për paaftësi drejtuese, favorizim e mos luftim krimi.

Këta nuk shporren, por qarkullohen nga një post në tjetrin e nga një zonë në tjetrën; p.sh., drejtori apo shefi i komisariatit të Vlorës, Fierit, Dibrës e Durrësit shkarkohen për paaftësi e lidhje me krimin, por emërohen po në këto poste në Elbasan, Berat, Dibër, Korçë e anasjelltas, madje disa emërohen drejtues të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme.

Përballë faktit që “Veting”-u në polici është bllokuar qëllimisht nga ministrat Lleshi e Çuci, nga drejtori Ardi Veliu e kryeministri Rama; EUROPOL-DEA-PAMECA duhet të diktojnë rifillimin urgjent të Veting, për të larguar të inkriminuarit në krye e në shërbimet kyçe të policisë; ndryshe krimi në Shqipëri do bëhet aq dominues e i egër, sa… Siçilia do na duket “lule”./Pamfleti /

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =