Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Video tronditëse/ Publikohen pamjet kur i riu shtyn gruan para trenit: Ia mbath me ‘të katra’ sapo…

46325602-EACF-4704-A0E4-6104DEAE50B9-780x405

Një i ri shtyu qëllimisht një grua në shinat në stacionin e metrosë Rogier në Bruksel rreth orës 19:45 të së premtes në mbrëmje, por për fat të mirë, metroja mundi të ndalonte në kohë.

Sipas mediave të huaja, gruaja u shty në shina ndërsa metro po vinte drejt stacionit.

Megjithatë, ajo u ndihmua shpejt duke u larguar nga shinat nga kalimtarët, konfirmoi kompania e transportit publik të Brukselit STIB, e cila operon metro në kryeqytet.
“Shoferi reagoi shumë mirë, por është shumë i tronditur, ashtu si edhe viktima”, tha Guy Sablon, zëdhënës i STIB, për The Brussels Times.

Operatori i trenit të metrosë thuhet se e pa personin në shina dhe ndaloi në kohë duke tërhequr frenën e emergjencës, siç mund të shihet në videon më poshtë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe urgjenca. Viktima dhe drejtuesi i metrosë janë dërguar në spital dhe pasi kanë marrë kujdesin e nevojshëm janë lejuar që të dy të kthehen në shtëpi.
Autori u largua menjëherë pasi e shtyu gruan, por që atëherë ai është arrestuar, konfirmoi zyra e prokurorit publik të Brukselit të shtunën në mëngjes.

Leave a comment