VIZITË NË PLAGË

Nga Rlvis Hoxha

Situatë e propozuar nga tabloja e Enkelejd Zonjës

Vizitë në plagë: situatë. Brenda një trupi tashmë të vdekur, por ende aktiv në formën e plagës. Coca-Cola nuk është ngjarja, por data. Dhe si çdo datë rri e fshehur nën ngjarje. Hulumtim i detajuar dhe i kontrolluar nën plagë: rrethana. Dhe përsëri rrethanë: dy trupa në uniformën e së përditshmes së kulluar. Në aksin e tablosë një rruajtje e modeluar koke që i përket me vështrimin e hedhur në një “gjetkë” të sigurt një rutinës së metaltë të coca-colës. Ky aks jeans është epoka. Dhe si çdo epokë qëndron jashtë situatës: në një perspektivë së cilës nuk do të kemi rast t’i përkasim.

Vizita në plagë merr kohën që i nevojitet përsëritjes së hyjnores: katastrofë horizonti në një monomani teatrale, në një magjepsje dypalëshe: plaga jo-anonime e udhëheqësit dhe veshja anonime e së përditshmes. Simetri. Ilustrim radikal: një krah njerëzor që në ekstremitet vishet me plagën e udhëheqësit dhe në trung me më të përditshmen (e kulluar). Aks horizontal që mbyll teatralisht marrëdhënien.
Mund të thuhej situatë kryqi: vertikalisht, flokë dhe materie e metaltë e lidhur në jeans (epoka); horizontalisht, udhëheqje nëpër plagë dhe zhytje nëpër të përditshme (situata).

Mund të thuhej në një tjetër skicim plagë dhe plagjiaturë. Kureshtje dhe konsum. Hulumtohet përtej plagës udhëheqëse kur udhëheq e përditshmja: në përmbylljen teatrale plaga është konsumi i së përditshmes anonime.

Epoka vështron larg. Ajo nuk ka bashkëkohës. Teatri në të është vetëm një tragjedi rëndom klasike.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + fifteen =