Vlerat ushqyese të portokallit

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”50799″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Portokalli, see si frut, është shumë i njohur në mbarë globin. Megjithëse nuk rritet në të gjitha pjesët e globit, ai konsumohet në masë të madhe. Por, konsumimi i tij nuk vjen vetëm si pasojë e shijes së tij të mirë, por edhe për shkak të vlerave të mëdha ushqyese.

Analizat kanë treguar se një portokall mesatar përmban rreth 62 kalori, 3 g fibra, si dhe është burim i mirë i Vitaminës C, folatit dhe potasiumit. Portokalli njihet edhe për dobitë tjera për luftimin e sëmundjeve. Ai është burim i mirë i folatit, vitaminë kjo shumë e rëndësishme për gratë shtatzëna që ndihmon në parandalimin e defekteve nervore në foshnjat e tyre. Ata gjithashtu përmbajnë edhe një fitokemical të quajtur hesperidin, i cili mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe ato të kolesterolit në gjak. A e keni ditur se pjesa e bardhë e lëvores së portokallit ka pothuajse sasinë e njëjtë të Vitaminës C sikurse edhe mishi, ndaj hajeni edhe atë pjesë!

Arbëria News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =