Zbardhet dëshmia e edukatores mostër, qurravitet në polici: ” E qëllova, por e përqafova pastaj”

dhuna8

Zbardhet dëshminë e administratores së kopshtit “Diren”, salve Anjeza Shabani, buy e cila u filmua duke rrahur një fëmijë nga emisioni “Stop”.

Shabani, ish-­moderatore e emisionit “Alarm” u morr dje në pyetje nga Policia. Ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante pa pushim.

Para Policisë ajo mësohet të ketë thënë se emisioni “Stop” nuk e ka shfaqur videon e plotë. Shabani pranoi se e ka dhunuar fëmijën, por videoja sipas saj nuk tregon të vërtetën.

“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, tha ajo para Policisë duke shpërthyer në lot.

Anjeza Shabani rrezikon tashmë deri në 20 vjet burg për akuzat në fjalë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =