Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet bleta gjysmë-femër gjysmë-mashkull në Ekuador

-640-0-61301ad1bc9c4

Rasti i parë i bletës androgjene, e cila ka karakteristika morfologjike të të dy gjinive, u regjistrua në Ekuador.

I përket specieve Eulaema meriana, një specie bletësh orkide me origjinë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, raportoi TVE.

Bleta, gjysmë-femër gjysmë-mashkull, u gjet në një sektor të provincës Los Rios, në rajonin tropikal të Ekuadorit juglindor, njoftoi Instituti Shtetëror Kombëtar për Biodiversitetin (Inabio), së bashku me studiuesit nga Instituti në Brazil. Sipas Inabio, insekti ka tiparet e meshkujve në anën e majtë, dhe femrat në anën e djathtë.

Ndërsa ana e djathtë e kokës ka një “nofull të madhe, të fortë, të zbukuruar me një sërë dhëmbësh”, një karakteristikë që zakonisht gjendet te femrat, ana e majtë tregon një kontrast të madh. Gjysma e majtë e insektit kishte tiparet e një mashkulli.

Leave a comment