Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet data e publikimit të sezonit të dytë të ‘Emily in Paris’

-640-0-6150d39970d77
Bëhuni gati të bini sërish në dashuri me Emily in Paris, sepse komedia romantike me Lily Collins, do të rikthehet në Netflix me sezonin e dytë në fund të këtij viti.

Anëtarër e kastit zbuluan se seriali do të publikohet më 22 dhjetor.

Netflix njoftoi për premierën përmes një ‘traileri’, nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë pjesë vazhduese.

Në fillim të kësaj jave, komedia e nominuar për Globin e Artë, hodhi një set fotografish nga publikimi i sezonit të dytë. Ndërsa detajet specifike të serialit janë ende të pa zbuluara.

Sipas krijuesit të serialit Darren Star, sezoni i dytë i shfaqjes do të jetë më shumë për të gërmuar më thellë në personazhin e Collins dhe përvojat e saj. Ai gjithashtu tha se sezoni i dytë është shumë më i fortë se paraardhësi i tij.

Leave a comment