Zbulohet skandali me minierën e Spaçit/ Firma turko-shqiptare që e shfrytëzon, “ilegale”

Edhe pse ka vite që shfrytëzon minierën bakrin e  të cilës e shet jashtë vendit firma turko-shqiptare “Tete Albania Tunnel & Mining-shpk” , nuk ekziston fare e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit(QKB) e në Tatime.

Kështu shkruan “Pamfleti” në një publikim, duke zbuluar skandalin e rradhës me shfrytëzimin e nëntokës shqiptare nga kompajhi fantazma pas të cilave fshihen “krerëve të qeverisë”. Ja çfarë shkruan, ndër të tjera, “Pamfleti”:

“Nga investigimi që ka bërë “Pamfleti”, faktet tregojnë se kemi të bëjmë me skeme mafioze për vjedhjen e mineralit të bakrit në Minierën e Spaçit dhe shitjen e tij jashtë Shqipërisë; realizuar mes krerëve të qeverisë dhe një shtetasi turk.

Firma alla turko-shqiptare e quajtur “Tete Albania Tunnel&Mining-shpk”, me pronar Sahi Çelik dhe Kryetar Bordi, Bertan H. Berkpinar; nuk ekziston fare në QKB e në Tatime.

Deri më 6 janar 2014, emrat e tyre kanë figuruar aksionarë me nga 1% kapital, në firmën turke “Beralb” shpk të 9 minierave e fabrikave të bakrit në zonën Pukë-Kukës-Shëngjin, që administrohet nga mafiozi turk Erol Kohen; i sjell në Shqipëri me vendim të Ilir Metës-kryeministër.

Ndërsa tani, kjo firmë nuk figuron si koncesionare me letra ligjore në Shqipëri, por ka ngritur kantier në fabrikën dhe zonën minerare Gurth-Spaç, prej nga nxjerr e eksporton jashtë kufijëve mineral bakri të pasur me ar, argjend e zink; dhe lë në atë zonë, minierën e shfrytëzuar, gurë (steril) mbetje lëndësh të para në mjedis.

Mirëpo faktet tregojnë, se kjo firmë nuk figuron në defterët e shtetit, por është në “bllokun” e bablokut dhe prej 4 vitesh, po përlan nga 177-180 mijë ton mineral bakri në vit (sipas AKBN) vetëm për import, pa as asnjë leje e pa as “1 cent” detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Faktet e tjera zyrtare:

– Firma “Tete Albania Tunnel&Mining-shpk”, me urdhër të Genc Rulit, por pa vendim qeverie, ka marrë Leje nr. 1068, datë 20.08.2007, për minierën e bakrit në Spaç (leja pa afat)

– Këtë leje, ka tentuar ta shiste 9 herë tek biznese offshore turke, qipriote, bullgare e serbe, pa filluar fare aktivitetin, për shkak se pas krijimit të qeverisë PD-LSI, Ilir Meta e bllokoi vendimin qeveritar, për t’ia dhënë edhe këtë minierë, firmës së tij klienteliste “Beralb”.

– Me Udhër nr. 546, datë 25.07.2011 të Ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço (LSI), firmës “Tete Albania Tunnel&Mining-shpk” iu hoq leja minierare.

– Leja i rikthehet me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe me Vendim nr. 2967, datë 18.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

– Me Urdhër nr. 230, datë 26.06.2014 të Ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe me Shkresë të tij nr. 16502, datë 11.07.2014, drejtuar Tatimeve e AKBN-së, iu dha përsëri leja minerare.

– Mirëpo, ashtu si me Ilir Metën, firma “Tete Albania Tunnel&Mining-shpk” nuk e “respektoi” pazarin as me bablokun e Gjiknurin dhe me Urdhër Nr. 3181, datë 09.04.2015, të ministrit Damian Gjiknuri, iu hoq përsëri leja minerare.

Pas 2 vitesh e gjysëm pezull, futet në lojë “Babloku”

– Me VKM nr. 244, datë 13.12.2017, firmës “Tete Albania Tunnel&Mining-shpk” i miratohet leja koncesionare, por vetëm si leje, pa afat kohor, pa kushte dhe pa asnjë përcaktim tjetër ligjor.

– Një vit pas publikimit, VKM-ja u hoq nga faqja elektronike e qeverisë dhe u zhduk nga “Fletorja Zyrtare” e aktualisht nuk ekziston.

– Çuditërisht, në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 12.07.2019; babloku i miraton dhe firmos këtë vendim: “Leje për shtyrje afati dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin “Fabrika e pasurimit të bakrit dhe venddepozitim i masës sterile (mbetje), Spaç, për subjektin “Tete Albania Tunnel&Mining” sh.p.k”.

Por firma e cila ka ndërtuar kapanone, paçka se nuk ka licensë prodhimi, madje nuk figruon as si subjekt biznesi në QKB e Tatime, vazhdon zhvat 180 mijë ton/vit mineral bakri për eksport; dhe nxjerr prej tij metale bakër, ar, argjend e zink për llogari të vet.

Madje i ftuar ‘për kafe’ në zyrat e firmës “Tete Albania Tunnel&Mining” sh.p.k”, ka qenë dhe vetë Rama…”.

http://pamfleti.net/fakt-180-mije-ton-baker-i-spacit-zhduket-cdo-vit-nga-shqiperia-miku-turk-i-bablokut-pa-license/

Titulli është i Arberianews.net

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + three =