Zgjedhjet në Zelandë/ Sukseset e Ardern nuk kanë të ndalur, pas Covid-19 mposht bindshëm rivalët…

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka korrur një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Sipas komisionit zgjedhor, Partia e Punës e zonjës Ardern ka fituar 49% të votave, e ndjekur nga Partia Kombëtare me 27% dhe ACT Zelanda e Re dhe partitë e Gjelbërta me 8%.

Askush nuk e kishte parashikuar një sukses të tillë të zonjës Ardern, partia e së cilës parashikohet të ketë një shumicë me 64 vende në parlament.

Që prej 1996-s, kur vendi implementoi një  sistem parlamentar i njohur si Përfaqësimi Proporcional, asnjë parti nuk ka arritur të sigurojë një mazhorance të tille. Zgjedhjet ishin programuar të mbaheshin në Shtator, por u shtynë me një muaj për shkak të pandemisë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 13 =