ZGJIDHNI: HAGË; GUANTANAMO APO ABU GRAIB?

Nga Sebastian ZONJA-

12 qershori shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në vitin 2002, si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e fëmijëve pa fëmijëri.
Problemet në shoqërinë shqiptare janë të shumëllojshme, por do të doja që ta tërhiqja vëmendjen e publikut me një fakt interesant.
Nga viti 1944 deri në vitin 1947, në Shqipëri, me ligjin e Tatimit të Jashtëzakonshëm, shqiptarëve iu sekuestruan 320 ton flori. Këtu nuk janë përfshirë bizhuteritë e ndryshme. Gjykoj se ka pasur çifte që kanë shkëmbyer si dhurata me njëri – tjetrin gurë diamanti, perla e smeralde.
Sipas të dhënave të ministrisë së Financës në vitin 1992, kur u bë transferimi i pushtetit nga PPSh te PDSh, Shqipëria kishte në Thesarin e saj rreth 8 ton flori.
Pra, me qindra ton flori mangët, del se industrializimin e vendit e ka bërë krahu i punës i papaguar i qytetarëve dhe floriri i sekuestruar.
Ku është këtu kontributi i Partisë për industrializmin e vendit?
Në një artikull të sajin, korrik 2017, “Analiza e Industrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ar”, revista “Monitor” do t’i bënte me dije qytetarëve shqiptarë se nuk kanë pse të mburren veç me Trepçën në veri të Mitrovicës, porse në Fushë Arrëz ka një minierë që për nga përqindja e floririt që ka bakri mund të cilësohet minierë floriri. Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka njoftuar se në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar. Mjaft të kujtojmë se te fqinjët tanë, në Maqedoni, janë të lumtur se për 1 ton bakër ka 0.6 gramë ar.
Dr. Asllan Daci, në një artikull të tijin te gazeta “Telegraf”, janar 2014, do të shkruante “Ja si grabiten 500 milion euro në vit nga floriri i minierave”.
Kush mban mend propagandën e kohës të ish-Kryeministrit Berisha, në vitet 2003 – 2005, ka dëgjuar kur ai thoshte se sa të vijë në pushtet do ta zhbëjë atë kontratë abuzive të qeverisë Nano. Por z. Daci na bën me dije në artikullin e tij se: “Një grup specialistësh të industrisë së bakrit në vitet 2007 dhe 2008, të shqetësuar për shkeljen e marrëveshjes koncesionare dhe shfrytëzimin e keq të mineralit të bakrit, i kanë shkruar dy letra kryeministrit të atëhershëm Berisha, për rishikimin e marrëveshjes, por fatkeqësisht në pritje të një reagimi serioz, specialistët e kësaj industrie, morën si “shpërblim” largimin nga puna.”
Komunistët nuk e tregojnë se ku e çuan floririn. Ata që erdhën më pas nuk e tregojnë se ku i çuan paratë e firmave piramidale. Bashkërisht, komunistë e demokratë, nuk e tregojnë se ku shkon floriri i shqiptarëve.
Ata janë bashkë, ne jemi të përçarë.
Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + seven =