Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zhduket 49-vjeçari në Dibër, 200 burra në kërkim të Tofik Xhikës

kerkime-763x405

Një 47 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës rezulton i zhdukur që prej ditës së dielë.

Kanë qenë familjarët e shtetasit Tofik Xhika të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij mbrëmjen e kaluar.

Dyshohet se Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë. Kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë, për të rifilluar mëngjesin e sotëm.

Në ndihmë kanë shkuar edhe rreth 200 banorë të zonës të cilët janë vënë në kërkim të 47 vjeçarit Tofik Xhika në një gjatësi disa kilometra të lumit Drin i Zi.

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve.

Dyshohet paraprakisht që 47-vjeçari të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi teksa ka qenë duke peshkuar në breg të tij.

Leave a comment