Zhytësi shqiptar gjen skafandrën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Një zhytës në Radhimë, Vlorë gjatë zhytjes së tij për të kapur një oktapod hasi në një skafandër që mund të jetë e Luftës së Dytë Botërore ose edhe më e hershme. Zhytësi Endri Gjomemetaj u shpreh se ishte në 35 metër thellësi në zonën e gadishullit të Karaburunit kur gjeti skafandrën antike.

Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.

Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër.E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Edhe për peshkatarin e vjetër Sherif Dyrmishi kjo gjetje është e vecantë. Sipas Dyrmishit është një gjetje që mbetet për tu vlerësuar nga specialistët. Ndërsa do i shtohet vlerave të tjera nënujore të Muzeut të Qendrës së peshkimit Radhimë.

Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit. Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i luftës së dytë botërore, por nuk është e thënë. Duhet të jetë dhe më përpara. Shpresoj që të jetë një vlerë e shtuar për qendrën e peshkimit, për Vlorën dhe për vizitorët”, tha Dyrmishi./ Fax News

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + fourteen =