Reading:
Elbasan: – Mësuesit, mesazh prekës për ish-nxënësin e tyre… Mësuesit kanë përcjellë një mesazh prekës për ish-nxënësin e tyre, që humbi jetën tragjikisht. Dedikimi është mjaft prekës: – “Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë. Eshtë një vend në bankën e tretë…”. Ky është një pasazh ngadhnjyes për të riun që humbi jetën në Elbasan. Arsyeja?! Sepse në një aksident tragjik, që ndodhi dje në aksin Librazhd-Elbasan, Rei 21-vjeçar humbi jetën me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mengël. Automjeti, me të cilin udhëtonte 21-vjeçari , Rei Palloshi, doli nga rruga dhe për pasojë rezultoi tragjik. Dhimbja është e madhe për familjen, të afërmit e shoqërinë tij. Kanë ngushëlluar e shrkuar një mesazh prekës edhe mësuesit e të riut në shkollën, ku ishte nxënës. Ja dhe postimi i mësuesëve: “Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetësisë. Eshtë një vend në bankën e tretë të mendimeve tona, që do të jetë përherë i yti. Do të të kërkojmë në boritë e makinave buzë rrugës. Do të dëgjojmë tërë jetën zërin tend! Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei. Që nga Parajsa, ti sot na përshëndet mes yjeve”.