Idajet Jahaj
Shkurt, sepse:
Së pari: Shkel Sheshin e shenjtë të Flamurit. Territori që ky ndërtim ka zënë është pjesë e kuadratit të Sheshit të Kombit, pra, të Vlorës historike.
Së dyti: Ka zënë e ka shkelur rrugën historike prej nga ku erdhi Isa Boletini me kosovarët në Vlorë, ditën e Flamurit.
Së treti: Ka eklipsuar kodrën e Dëshmorëve sipër (kodrën e Budakut), e cila është po aq e shenjtë sa edhe flamuri Kombëtar. (Ka një tendencë për t’i harruar dëshmorët, nga parti e individë). Ky akt ndërtimi është shprehja më flagrante e këtij qëndrimi.
Së katërti: Sheshi është betonizuar, duke i zënë kështu frymën qytetit të Vlorës dhe historisë së tij të lavdishme.
Së pesti: Shkulën katër topat, që ishin simbole të katër vilajeteve shqiptare.
Etj,etj.etj.
Si për ironi, edhe monumenti i madh aty më poshtë, ka shkallë të tilla të larta, pa funksion ndaj pelegrinazhit historik për këtë monument.
Prandaj mendojmë e bëjmë thirrje që, të paktën, kjo ngrehinë- fantazmë të hiqet prej andej, dhe qyteti të marrë sadopak frymë, historia gjithashtu.