Rama ndan videon e Brojës dhe kritikon sërish Britaninë: Krenar për çdo shqiptar! Turp për cdokënd që veçon komunitetin tonë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Twitter një videomesazh të futbollistit shqiptar Armando Broja teksa thotë se është krenar që është shqiptar.

Rama teksa shpërndan këtë video edhe një herë kritikon qeverinë britanike, pasi Sekretarja e Brendshme përmendi veçanërisht shqiptarët për rolin e tyre në imigrimin e paligjshëm në vend.

Kreu i qeverisë në postimin e tij shkruan se është krenar për Brojën dhe çdo shqiptar tjetër që punon dhe kontribon në Britani.

“Krenar per ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB!

Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet” shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull