Aksidenti me 10 të vdekur, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve!

1 Minuta Lexim

Kurti përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se ende nuk kanë konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit, por se ministri i Brendshëm i Kosovës po niset drejt Kroacisë.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, shkruan Kurti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull