Forcat Speciale RENEA kanë ndaluar dy persona në Durrës, por ende nuk ka detaje për identitetin e tyre.
Siç mund të shihni në videon e mëposhtme, efektivët e maskuar dhe armatosur rëndë, shtrijnë përtokë dy persona, ndërsa në disa momente i qëllojnë me shkelma dhe me grushte.
Ata janë arrestuar pranë një makine luksoze, ndërsa video është filmuar nga një qytetar dhe publikuar nga JOQ.