Basha kujton 25-vjetorin e ekzekutimit të ish-drejtorit të burgjeve

3 Minuta Lexim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 25-vjetorin e vrasjes së themeluesit të Shoqatës Antikomuniste Demokratike kolonel Bujar Kaloshit.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se vrasja e tij ishte atentati i parë kriminal me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë.

Ai e kujton Kaloshin si model i integritetit dhe patriotizmit i cili ka qenë dhe themelues i degës së Partisë Demokratike në Lushnje.

“25 vjet më parë u ekzekutua në një atentat kolonel Bujar Kaloshi, themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Kaloshi ishte një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike dhe themelues i PD Dega Lushnjë. Atentati kriminal ndaj Bujar  Kaloshit ishte akti i parë terrorist me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë ndaj një zyrtari të lartë. E përkujtojmë me nderim të thellë Bujar Kaloshin, model i integritetit dhe patriotizmit, dekoruar me titullin e lartë Nderi i Kombit” – shkruan Basha në Twitter.

Më herët e ka kujtuar dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ish-zyrtari i lartë i shtetit shqiptar, u vra “nga skutat me te errëta e kriminale të të kaluarës”.

Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabjan  Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si i biri i një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes.

Pas ardhjes së demokracisë u emërua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak (Laë Faculty and Military College) u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me gradën Kolonel. Nismëtar dhe themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Më 26 korrik 1996 u vra në detyrë. Vrasja e bujshme tronditi mbarë opinionin. Vrasja e tij u konsiderua si një akt terrorist i organizatës  kriminale “Hakmarrja për drejtësi”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull