Gjatë seancës plenare të kësaj të premteje në Ukrainë, Ministrit të Mbrojtjes së këtij vendi, Andriy Taran, i janë ‘dhuruar’ disa palë këpucë grash, me taka të larta.
Sipas mediave ukrainase, arsyeja për këtë, është skandali në lidhje me gratë në ushtri.
Deputetët ishin të zemëruar pas fjalimit të ministrit, i cili në atë kohë tha se anëtaret e ushtrisë duhet të vishnin take gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
“Ministër, a po e afroni ushtrinë tonë me standardet e NATO-s?”, pyeti anëtarja e parlamentit, Elena Kontratyuk.
Deputetët iu afruan vendit ku ishte ulur Taran dhe i lanë këpucët me take të larta. Ata gjithashtu kërkuan një hetim dhe që raporti të tregonte se kush e mori atë vendim dhe sa para ishin shpenzuar për blerjen e këpucëve të tilla.
(BalkanWeb)