Detaje të rënda/ Rëndohet edhe më tej numri i viktimave si pasojë e helmimit masiv nga uji në Deçan

2 Minuta Lexim

Sa vjen e rëndohet situata nga helmimi masiv në Deçan të Kosovës, ku deri më tani raportohet se, ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën, ndërsa numri i personave që kanë shkuar në spital ka shkuar në 884.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit.

Kryetari  Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime. Ai u shpreh se është vendosur që uji të mos përdoret më, deri sa të dali përgjigjja e analizave.

“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet e njëjta skenë që na bën të mendojmë se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Prokuroria dhe hetuesit po merren me ngjarjen. Nëse analizat mikrobiologjike e nxjerrin ujin të dëmshëm, për personat përgjegjës do të ndërmerren masa ndëshkuese politike, ligjore e administrative”, tha ai.

Rastet e helmimit filluan që para dy ditësh, ku persona nga fshatrat Irzniq, Prilep e Lugu i Branit, kërkuan ndihmë në spital, pas shfaqjes së simptomave, ndërsa dyshimet janë te uji për shkak se këto fshatra furnizohen të gjithë nga i njëjti ujësjellës.

Edhe banorët janë shprehur se rrjeti i ujësjellësit është i amortizuar dhe ka shumë probleme. Furnizimi me ujë në këto fshatra është ndërprerë deri në daljen e përgjigjes së analizave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull