Një automjet është djegur gjatë natës në Karkavec, në Përrenjas.
Mësohet se makina e djegur është në pronësi të Pëllumb Radiçit, oficer i Policisë Gjyqësore në postën policore të Përrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij, ku ishte e parkuar edhe makina.
Ndërkohë nuk dihet shkaqet ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë lidhje me punën e tij./FaxWeb