Eliminuan Gjermaninë/ Lojtarët e Anglisë marrin ‘shpërblim’, një natë në hotel me gratë

2 Minuta Lexim

Futbollistët e kombëtares angleze kanë shijuar një natë me familjet e tyre si shpërblim për eliminimin e Gjermanisë në 1/8-at.

“Tre Luanët” kanë lënë bazën e kombëtares së tyre, ku u rikthyen menjëherë pas fitores ndaj “Pancerave” 2-0 mbrëmjen e së martës për të takuar gratë, të fejuarat apo të dashurat në një vend sekret përpara se të nisin përgatitjen për çerekfinalen kundër Ukrainës, e cila do të luhet në “Olimpico” të Romës ditën e shtunë.

DISA ORË ME FAMILJET

Një burim pranë skuadrës tha për “The Sun”: “Bëhet fjalë për vetëm disa orë dhe ato do të mjaftojnë për ta kualifikuar skuadrën në raundin tjetër. Ata duhet të shohin familjet e tyre. Garet Sauthgejt e ka vlerësuar gjithnjë si shumë të rëndësishëm rolin që familjet luajnë për ta ndihmuar skuadrën që të shpalosë të gjithë potencialin e saj.

Ata kanë qenë në fushë gjatë gjithë turneut deri tani dhe ka qenë me të vërtetë e vështirë. Në ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke, ata u lejuan të kishin një kontakt të vogël brenda stadiumit ‘Wembley’, por këtë herë do të jetë një takim i vërtetë me familjet”.

SIGURIA NË MAKSIMUM

Një tolerancë i tillë bie në kundërshtim me udhëzimet e UEFA-s për të mos pasur kontakt të jashtëm gjatë muajit të turneut. Por, Anglia i kishte marrë të gjitha masat për këtë gjë dhe gratë e futbollistëve dhe familjet e tyre kishin në dorë një test negativ përpara takimit, i cili është mbajtur në një hotel.

Duke folur përpara Europianit në lidhje me këtë temë, Garet Sauthgejt tha: “Do të ketë një akses të kufizuar. Dhe ne duhet ta pranojmë se për disa futbollistë do të jetë më e vështirë se për disa të tjerë që të qëndrojnë larg njerëzve të tyre të dashur. Ne e dimë që të gjithë do të reagojnë ndryshme ndaj kësaj”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull