Gjermani: Sa kushton përmbytja e shekullit?

6 Minuta Lexim

Të mërkurën (21.07), qeveria gjermane do të merret me paketën e parë të ndihmave për viktimat e përmbytjes. Por është ende e paqartë çfarë shkatërrimesh ka shkaktuar shiu dhe përmbytja. Detajet e para janë marramendëse. 

Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zhdukur krejt. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zhdukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkatërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e përmbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum.

Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?

Nëpër fabrika është e lehtë të nxirret vlera në shifra. Në Bad Neuenahr në landin e Renanisë – Palatinate ndodhet një fabrikë e furnizuesit të automjeteve ZF. Aty punojnë 280 vetë. Prodhimi ka muaj që është pezulluar. Prej përmbytjes janë mbushur me ujë sallat e prodhimit dhe magazinimit. Uji në fabrikë arriti nivelin 2 metra, thuhet nga ZF. 12 makina dhe një kamion kampingu i morrën me vete nga uji, ambientet u shkatërruan, dyshemeja u mbulua nga një shtresë e trashë balte.

Deutschland Unwetterkatastrophe | Bad Münstereifel

 

“Shkatërrim komplet”

Ndërkohë bëhen të ditura informacione të tjera për firmat dhe humbjet që ato kanë pasur. Kompleksi i dyqaneve Factory-Outlet-Center në Bad Münstereifel me 50 dyqane është zhdukur praktikisht, thonë reporterët. Hoteli Dorint në Bad Neuenahr: “është shkatërruar komplet “, thotë manaxheri Jörg T. Böckeler. Uji mbërriti deri në katin e dytë. Në Leverkuzen, u mbyll klinika me 2500 të punësuar për shkak të dëmeve të mëdha në furnizimin me energji elektrike.

Deutschland Bayern Unwetter Überflutung in Simbach

Shtëpi dhe fabrika janë dëmtuar, infrastruktura është shkatërruar. Por çfarë do të thotë infrastrukturë?

Të parat në infrastrukturë janë rrugët dhe trenat. Sipas vlerësimeve të para të situatës, njoftoi ndërmarrja gjermane e hekurudhave, Deutsche Bahn tregon se: Hekurudha në rajon janë dëmtuar shumë në një distancë prej 600 kilometrash. Këtu bëjnë pjesë shinat, teknika e sinjaleve, urat, kutitë e sinjaleve. Në 80 stacione dhe pika qëndrimi ka dëme nga uji, balta dhe llumrat. Të paktën 20 lokomotiva dhe trena kanë dalë nga përdorimi për disa muaj.

Në Luginën e Ahr-it trenat rajonale nuk udhëtojnë dot aktualisht. Në Luginë janë prishur shtatë ura hekurudhore dhe 20 nga 29 kilometrat e shinave, thotë ndërmarrja e trenave rajonalë. Segmenti i Eifelit nga Triri në Këln është bllokuar komplet.

Deutschland, Erftstadt | Nach dem Unwetter in Nordrhein-Westfalen

Rrugët e shkatërruara dhe urat e rrëzuara do e bllokojnë qarkullimin për një kohë të gjatë. Pavarësisht se në shumë vende rrugët janë pastruar nga llumi dhe rrënojat.

“Ujë të ftohtë, banesa të ftohta”

Shumë nga riparimet kërkojnë kohë. Furnizuesi i rrjetit Mittelrhein, paralajmëroi se furnizimi me gaz në rrethin e Ahrvajlerit (Ahrweiler), kërkon muaj që të vihet në funksionim. „Tubat e gazit janë shkatërruar komplet,” tha zëdhënësi i firmës, Marcelo Peerenboom. Disa kilometra tucacione duhen vendosur sërish nga e para. „Kjo do të zgjasë javë ose muaj të tërë. Që do të thotë se qytetarët do të kenë ujë të ftohtë dhe banesa të ftohta edhe kur të vijë sezoni i dimrit.”

Deutschland Unwetter Bad Münstereifel nachher

Në zonat e përmbytura celulari apo telefonia fikse nuk funksionoi për ditë me radhë. Uji morri me vete stacionet e telefonisë mobile dhe kutizat e shpërndarjes së telefonit fiks. Kompania Deutsche Telekom dhe ajo Vodafone ngritën gjatë fundjavës në Eifel, stacione mobile antenash dhe pjesë zëvendësuese me transportues të rëndë, kostot për këtë nuk janë dhënë ende.

“Forca kombëtare”

Llogaritë po bëhen kudo. Kompanitë e sigurimit do të japin vlerësimet e para në mes të javës. Në ministrinë e transportit një grup pune është mbledhur për të folur për riparimin e urave, shinave, rrugëve dhe antenave të prishura. Vetëm për ndërmarrjen e hekurudhave Deutschen Bahn dhe për rrugët, Federata duhet të japë të paktën 2 miliardë euro, thuhet në rrethet qeveritare. Ministri i financave Olaf Scholz foli për “demostrim të forcës kombëtare”, që duhet ndjekur tani me ndihma të menjëhershme prej 400 milionë eurosh. Ato duhet të jenë në dispozicion që tani në muajin korrik.

Sachsen-Anhalt - Freiwillige Helfer füllen unablässlig Sandsäcke auf

“Mbas përmbytjeve në Elbë në vitin 2002, u deshën tre vjet për të riparuar dëmet e mëdha, dhe pesë vjet deri sa zonat e përmbytura filluan të dukeshin sërish në rregull,” tha Reinhardt Quast, president i Shoqatës qendrore të ndërtuesve gjermanë.

Përmbytjet e viteve 2002 dhe 2013, janë përdorur gjithnjë si pika referimi për të bërë vlerësime të katastrofave. Pas ndihmave të menjëhershme, Federata dhe landet vunë në atë kohë në dispozicion tetë miliardë euro. Por kriza aktuale ia kalon atyre të mëparshmeve. Shifra e njerëzve që kanë humbur jetën e bën këtë të qartë: 164 të vdekur në zonën e katastrofës. Kjo shifër nuk do të mbesë kaq, sepse viktima të tjera nuk janë gjendur ende. Forcat e shpëtimit janë duke kërkuar ende për të humburit. /DW

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull