Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mbyllur hetimet për ish-ministrin Fatmir Mediu për çështjen e ‘Gërdecit’.
Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale nxjerr ligjin i cili thotë se “Vrasja me dashje” dënohet deri me 20 vite burg.
“Pranimi hapur sot nga Gjykata i korrupsionit ne Gerdec dhe ligjerimi i parashkrimit te tij, na tregon te korruptuarit, qarte madje poooor nuk mund te fsheh 26 vrasjet dhe 26 te vraret!
Per 13 vite, Gerdeci nuk eshte hetuar kurre si VRASJE e per VRASJET! Nuk eshte lejuar kurre te hetohet si i tille! Jane kujtuar te vraret, jane nderuar, por kurre prokuroria nuk ka hetuar vrasjen e tyre”, shkruan Braçe.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
Qe mos guxoj kush te bej gallate: Gerdeci” eshte vrasje, masive madje! Nuk eshte thjesht korrupsion! Eshte vrasje! Ate 15 Mars ndodhen 26 vrasje e mbi 300 plagosje! Kjo ndodhi e kete pane njerezit!
Pranimi hapur sot nga Gjykata i korrupsionit ne Gerdec dhe ligjerimi i parashkrimit te tij, na tregon te korruptuarit, qarte madje poooor nuk mund te fsheh 26 vrasjet dhe 26 te vraret!
Per 13 vite, Gerdeci nuk eshte hetuar kurre si VRASJE e per VRASJET! Nuk eshte lejuar kurre te hetohet si i tille! Jane kujtuar te vraret, jane nderuar, por kurre prokuroria nuk ka hetuar vrasjen e tyre!
VRASJET NUK PARASHKRUHEN! VRASJET NUK FALEN! VRASJET NUK HARROHEN!
Shqiperia duhet te refuzoj qe vrasjet te mos hetohen, te mos gjykohen, te mos ndeshkohen! Per mua eshte i kote apeli mbi vendimin qe pranon e parashkruan KORRUPSIONIN!
Nje here te vetme ne 13 vite, hetimi te nis e zhvillohet deri ne fund per 26 vrasjet e 26 te vraret! Duket si bilanc lufte ne kohe paqeje! Paqja nuk nis kur mbaron lufta! Paqja nis kur ka drejtesi! Nuk pengon asgje per te bere drejtesi!