Dashi
Nesër do të ndjeheni pak të dyshimtë, por dëshira për hakmarrje me siguri nuk do t’ju mungojë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, veçanërisht nëse marrëdhënia juaj ka përjetuar probleme të mëdha, apo të injoruara prej disa kohësh. Vëmendjen e duhur duhet ta keni sidomos në muajin gusht!
Demi
Këto ditë po kërkoni më shumë përgjigje, apo siguri më shumë. Ka ardhur koha për të adresuar çështje të caktuara: përcaktoni marrëdhënien tuaj, flisni për punë ose mendoni për shtëpinë. Ka nga ata që po shqyrtojnë një transferim; qira, shpenzime të papritura, apo ndryshime të vazhdueshme në përditshmëri, që duhen menduar.
Binjakët
Nesër do të keni akoma Venusin të pranishëm në shenjën tuaj: dashuria të jetë akoma protagoniste e ditëve tuaja. Duhet të jeni sa më të sinqertë. Nëse po ecni paralelisht me dy histori, nëse keni tensione që janë lënë pas dore shumë gjatë, është koha për të korrigjuar, për t’u sqaruar në çift! E marta dhe e mërkura, dy ditë interesante.
Gaforrja
Nesër do të ndjeni nevojën për të kërkuar bashkëpunime të reja në punë. Ose të largohemi pas një bllokade, që ka zgjatur për shumë muaj. Në dashuri duhet të riktheheni sërish në lojë, në funksion të muajit gusht që do të jetë shumë premtues nga ky këndvështrim.
Luani
Mund të ndjeheni të shqetësuar për paratë dhe çështjet e lidhura me punën. Ju dëshironi më shumë garanci dhe bëni mirë, sepse do të jetë e rëndësishme të sqaroni të gjitha marrëdhëniet profesionale, deri në muajin nëntor. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm me financat. Në dashuri, megjithatë, një verë shumë intriguese ju pret.
Virgjëresha
Në këtë periudhë jeni një nga shenjat më të forta dhe më premtuese për çështje praktike dhe të lidhura me punën. Për fat të keq, problemet vazhdojnë në dashuri. Shumë çifte janë shpërngulur, madje kanë humbur edhe bashkëpunimin e së kaluarës. Ju duhet të punoni për të rikuperuar sa më shpejt pasojat! Gushti do të jetë një muaj që do t’i japë takime stimuluese beqarëve.
Peshorja
Që nga marsi, keni pasur shumë vështirësi dhe dyshime. Ju jeni një nga shenjat e zodiakut që po dilni nga kjo periudhë me kockat gati të thyera. Këto ditë po kaloni një periudhë të vështirë që të besoni më shumë në të ardhmen, siguritë mungojnë, ose mbase jeni thjesht të lodhur duke përsëritur gjithmonë të njëjtat gjëra. Mundohuni, megjithatë, të mbani qetësinë në marrëdhëniet tuaja!
Akrepi
Nesër Hëna do të jetë në anën tuaj: nëse keni fjalë të rëndësishme për të adresuar, sqarime që do të bëni, është ditë e përshtatshme, të përfitoni në 24 orët e ardhshme. Një fazë shumë e favorshme, pothuajse çliruese do të fillojë për ju. Fundjava tjetër dhe të gjithë fundjavat pasuese do t’ju japin emocione të forta.
Shigjetari
Nesër, të martën dhe të mërkurën duhet të filloni të bëni plane të rëndësishme, për muajin gusht. Në punë, mund të fillojnë projekte të reja të cilat do të mund të realizohen në vjeshtë. Sidoqoftë, në dashuri dikush prej jush po kalon një krizë të vogël.
Bricjapi
Duhet të ‘armatoseni’ me guxim dhe të flisni qetësisht me partnerin ose me këdo që është afër jush tani. Keni shumë tensione që duhet të tejkalohen, përndryshe do të rrezikoni të shihni marrëdhëniet e dëmtuara, në mënyrë të pariparueshme gjatë gushtit. Jini më shumë të kujdesshëm!
Ujori
Nesër do të jeni mjaft të qetë, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të duhet të përdorni kujdes ekstrem me paratë. Në këtë periudhë keni bërë shumë lëshime, prandaj do të ishte e përshtatshme të filloni të kërkoni për burime të reja. Deri në nëntor duhet të përpiqeni të përcaktoni më mirë të gjitha veprimet tuaja.
Peshqit
Në përgjithësi po kaloni një situatë të mirë. Në gusht kjo periudhë do të jetë edhe më mirë! Çiftet që mbijetuan muajt e kaluar, në gusht do të kenë mbështetjen e yjeve. Nesër mund të ndjeheni pak nervozë, por e marta dhe e mërkura do të jenë dy ditë të mira, sepse ato do t’ju japin zgjidhje të rëndësishme për disa probleme të një natyre pune, mbi çështje burokratike dhe juridike që ju kanë shqetësuar për ca kohë.