Hoti: Kurti po mashtron, ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet e dialogut

2 Minuta Lexim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar teksa ka thënë se u mungon dokumentacioni në lidhje me dialogun me Serbinë.

Hoti u shpreh se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilët ka punuar qeveria e tij në procesin e dialogut.

Ai tha se kryeministri Kurti po mashtron me këtë gjë, ashtu si me gjithçka tjetër.

“Janë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilat ka punu Qeveria ime me muaj të tërë në procesin e dialogut. Dhe normalisht ai në arkivën e Qeverisë ka pasë edhe dokumente të ndryshme që janë arritur në Qeverinë paraprake. Për çdogjë që unë kam bërë në Qeveri është protokoluar. Kryeministri Kurti mashtron si çdogjë tjetër. Tani më të gjithë e kanë të qartë”, u shpreh Hoti në rtv21.

Kryeministri Kurti në një paraqitje televizive nga Brukseli, deklaroi se më shumë po marrin informacione nga Brukseli sesa nga ish-kryeministri Hoti, në lidhje me procesin e negociatave me palën serbe.

Është e vërtetë që neve na mungon informacioni sepse na mungon dokumentacioni. Dokumentacioni mungon, meqenëse procesi i deritanishëm i bisedimeve, ka pasur shumë drafte, shumë marrëveshje, shumë hollësi të cilët ne nuk i kemi gjetur në zyrë kur jemi kthyer sivjet”, kishte thënë Kurti

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull