Këto pesë gjëra ua dëmtojnë lëkurën gjatë verës

2 Minuta Lexim

Djersitja, net vete, nuk shkakton akne. Por, shpeshherë ajo përzihet me yndyrën natyrale të trupit dhe me bakteret dhe mund të kthehet në problem për irritimin e lëkurës.

Me siguri, nuk do të rrish në diell për një kohë të gjatë dhe të djersish edhe kur e di që më pas do të kesh bllokim të poreve.

Disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne

Po, disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne, por kjo nuk është arsye për të shmangur SPF. Nëse disa kremra mund të shkaktojnë bllokim poresh, ka shumë të tjera që janë të sigurta për fytyrat me akne.

Klori mund të thajë lëkurën

Në këto raste këshillat vlejnë për ata që gjatë verës preferojnë pishinat. Ndonjëherë duhet të bësh kujdes nga kimikatet, sepse ato ta thajnë shumë lëkurën. Mos harro se kur lëkura thahet, trupi prodhon yndyrë ekstra, gjë që krijon probleme të tjera. Pasi ke dalë nga pishina, shpëlaje fytyrën më ujë të pastër.

Kujdes me ajrin e kondicionuar

Edhe nëse i shmang ambientet e hapura, sërish lëkura mund të ketë probleme të tjera. Ajri i ftohtë që vjen nga kondicioneri mund ta thajë lëkurën. Duhet ta shmangësh gjumin afër një kondicioneri ose freskueseje, në mënyrë që ajri i ftohtë mos të të fryjë në fytyrë.

Kapela mund të të irritojë lëkurën

Nëse je mësuar që gjatë kohës së verës të mbash gjithmonë kapelë, edhe ky është një rrezik i shtuar, sepse temperatura e nxehtë transmetohet në lëkurë edhe nëpërmjet kapelës. Këshillohet që kapelën mund ta mbash vetëm kur je në diell të fortë, por jo në çdo rast ose nëse je në hije. Mendohet se rrezet e përthithura nga kapela (ose edhe baketeret) mund të të irritojnë shumë lëkurën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull