Kur bëhet fjalë për majdanozin, gjëja e parë që ju vjen në mendje është kuzhina. Sidoqoftë, duke qenë se është i pasur me veti terapeutike majdanozi është përdorur shekuj më parë edhe në mjekësinë tradicionale. Majdanozi është një super-ushqim i vërtetë, i pasur me lëndë ushqyese dhe në gjendje të promovojë parandalimin e sëmundjeve të shumta shëndetësore.
Dhimbje në kyçe. Majdanozi është një burim i pasur i antioksidantëve, siç është beta-karoteni, vitamina C dhe lëndë të tjera ushqyese, anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të artritit. Konsumimi i majdanozit shpesh ndihmon në shpejtimin e dëbimit të acidit urik, një substancë që rrit dhimbjen e kyçeve.
Anti-inflamator. Majdanozi është përdorur për shekuj me radhë në vendet mesdhetare, për të lehtësuar kafshimet e insekteve, plagët e vogla dhe dhimbjen e dhëmbëve. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti King Saud (Arabia Saudite), majdanozi ka veti anti-inflamatore dhe hepatotoksike.
Diabeti. Një studim i botuar në Journal of Nutrition thotë se ushqimet e pasura me myricetin, një flavonoid, mund të zvogëlojnë rrezikun e marrjes së diabetit tip 2. Majdanozi është një nga burimet më të pasura të myricetin.